Tërmet i fuqishëm në Iran dhe Pakistan

Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën juglindore të Iranit dhe tronditi një pjesë të madhe të Pakistanit fqinj, duke shkaktuar 13 viktima.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan e llogariti magnitudën e tërmetit 7.8, me epiqëndër pranë qyteteve Khash dhe Saravan në provincën e Baluçistanit.

Autoritetet në Pakistani i thanë Zërit të Amerikës se dy persona u gjetën nën rënojat e godinave në distriktin mashkel pranë kufirit iranian.

Tërmeti tronditi qytetin Kueta dhe Karaçi qindra kilometra larg. Nuk pati njoftime të menjëhershme për dëme apo viktima në të dy qytetet.