Irani në luftën kundër ISIS

Lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri mbeten çështjet kryesore në axhendën e Presidentit Barak Obama.

Zoti Obama do t’i kërkojë ligjvënësve të autorizojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër grupit.

Ka njoftime se Presidenti Obama i është drejtuar përmes një letre edhe Iranit lidhur me luftën kundër Shtetit Islamik, duke e lidhur këtë çështje me përparimin e mundshëm të përparimit në programin e debatueshëm bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest nuk pranoi ta konfirmonte një njoftim të gazetës the Wall Street Journal, ku thuhet se Presidenti Obama i ka dërguar një letër udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollahut Ali Khamenei. Zoti Earnest tha dje se ai “nuk mund të diskutojë për korrespondencën private mes Presidentit dhe udhëheqësve të tjerë botërorë.”