Irani deklaron prova të suksesshme me raketë

Ministri i mbrojtjes Ahmad Vahidi tha se sistemi i ri ka kapacitetin të godasë objektiva në tokë dhe det
Irani thotë se ka testuar me sukses një raketë me rreze të shkurtër veprimi të pajisur me system të ri drejtimi.

Ministri i mbrojtjes Ahmad Vahidi tha sot se sistemi i ri ka kapacitetin të godasë objektiva në tokë dhe det. Ai shtoi se raketa Fateh 110 ka një rreze prej rreth 300 kilometrash që do të thotë se mund të godasë fqinjët e afërt të Iranit.

Vahidi tha se sistemi i ri i drejtimit do të jetë pjesë e raketave që do të ndërtohen në të ardhmen nga Irani.