Iran, shpërthim aksidental gjatë vizitës së Ahmadinexhadit në një rafineri nafte

  • Zëri Amerikës

Iran, shpërthim aksidental gjatë vizitës së Ahmadinexhadit në një rafineri nafte

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr thotë se një shpërthim aksidental në një rafineri nafte gjatë vizitës së presidentit Mahmud Ahmadinexhad vrau një person dhe ka plagosur të paktën gjashtë.

Agjencia e lajmeve njoftoi sot se zoti Ahmadinexhat nuk është dëmtuar nga aksidentin në qytetin jugor Abadan. Ai më pas mbajti një fjalim në televizion sipas planit.

Njoftohet se shpërthimi u shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Zyrtarët thanë se zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll.