Irani përshëndeti shpëtimin nga marina amerikane të 13 iranianëve që ishin kapur peng nga piratët në Detin Arabik.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e quajti shpëtimin “një veprim humanitar”, në komentet me televizionin shtetëror të Iranit Al-Aram.
Por agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars nuk i dha rëndësi shpëtimit, duke e quajtur një dramatizim hollivudian të një incidenti rutinë.
Ndërhyrja e shpëtimit u bë të enjten nga një destrojer i marinës amerikane që shoqëronte aeroplanmbajtësi n USS John C. Stennis, disa ditë pasi Irani paralajmëroi luftanijet amerikane që të mos ktheheshin në Gjirin Persik.
Anija e peshkimit ku ishin iranianët, kishte qenë nën kontrollin e piratëve për mbi një muaj.