Irak: 57 të vrarë nga sulmet me bomba

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një nga disa shpërthimet e djeshme me bomba në gjithë Irakun që shkaktuan vdekjen e të paktën 57 vetëve.

Ekstremistët Sunni thanë sot se kishin në shënjestër shiitët me një makinë bombë që shpërtheu pranë një tregu në qytetin jugor të al-Zubairit, pranë Basrës.

Sulmi më vdekjeprurës dje ndodhi në Khalis, një qytet me shumicë Shiite rreth 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad. 35 vetë gjetën vdekjen nga shpërthimi.