Kumanova pas trazirave

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Kanë kaluar mbi tre javë që kur Kumanova u trondit nga gjëmimet e armëve dhe ndërhyrja e autoriteteve. Megjithëse trazirat janë shuar, gjendja është ende larg normalitetit. Dhjetra shtëpi janë të pabanueshme; mbi 500 vetë presin ndihmën që u ka premtuar qeveria. Nga ana e tyre, autoritetet thonë se po përfundojnë procesin e vlerësimit, por pa dhënë hollësi mbi afatet kohore për kompensimet. Një sfidë tjetër është ruajtja e balancës dhe tolerancës ndëretnike në zonë.

Your browser doesn’t support HTML5

Kumanova pas trazirave