Koncert me këngëtarë të njohur për fondacionin e ish presidentit Klinton

Koncert me këngëtarë të njohur për fondacionin e ish presidentit Klinton

Fundjava që familja Klinton kaloi në Los Anxhelos kishte në qendër filantropinë. Ish familja e parë amerikane organizoi një mbrëmje gala për të festuar 65 vjetorin e presidentit Bill Klinton dhe një koncert të mbushur me yje të Hollivudit, gjithçka me synimin për të grumbulluar fonde për fondacionin William J. Clinton. Ky vit shënon 10 vjetorin e përpjekjeve globale të fondacionit për një numër kauzash që përfshijnë shëndetësinë, ekonominë dhe ambjentin.

Në koncertin e organizuar mbrëmë Lady Gaga i këndoi këngën e ditëlindjes presidentit Klinton ashtu si Marylin Monroe i këndoi John Kenedit. Superstari i muzikës pop që gjithnjë shtyn kufijtë e argëtimit transformoi këngën e saj Bad Romance duke e quajtur Bill Romance. Ajo ishte një nga muzikantët e shumtë që interpretuan mbrëmë në koncert. Biletat e koncertit që u transmetua live përmes faqes yahoo.com varionin nga 50 në 550 dollarë. Bono dhe grupi U2 përfunduan koncertin me një variant akustik të këngëve, Desire, One dhe Sunday Bloody Sunday.