Ish nënpresidenti Dick Cheney shtrohet në spital

  • Zëri Amerikës

Ish nënpresidenti Dick Cheney shtrohet në spital

Një zëdhenës për zotin Dick Cheney tha se ish nenpresidenti ishte shtruar në spital të premten pasi nuk ndjehej mirë.

Zoti Cheney, i cili ka një histori të gjatë me probleme zemre, u shtrua në spitalin George Washington për të bërë disa analiza. Zyra e tij tha se pritet që zoti Cheney të qendrojë në spital për disa ditë.

Ish nenpresidenti amerikan ka kaluar pesë goditje në zemër, të parën në vitin 1978 kur ai ishte vetëm 37 vjeç. Goditjen e fundit në zemër e kaloi shkurtin e kaluar.

Në vitin 2001, zotit Cheney ju vu një paisje në zemër për të monitoruar zemrën dhe për të rregulluar të rrahurat nëse ka ç’rregullime.