Ish-presidenti i Liberisë Charles Taylor ka thënë se i vjen shumë keq për ata që kanë vuajtur gjatë luftës civile në Sierra Leone, por nuk kërkoi falje për mizoritë e kryera nga rebelët që ai i pajisje me armë në shkëmbim të diamantëve.
Në vend të kësaj, sot ish presidenti Taylor u tha gjykatësve në Hagë se veprimet e tij gjatë konfliktit të përgjakshëm “ishin të ndershme” dhe kishin për qëllim të sillnin paqen në Sierra Leone.
Ish presidenti liberian bëri një apel për lehtësimin e dënimit gjatë seancës gjyqësore kundër tij.
Gjykata Speciale për Sierra Leonen, e mbështetur nga OKB-ja, muajin e kaluar e shpalli fajtor ish presidentin Taylor për 11 akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë aktet e terrorizmit, vrasje, përdhunim dhe rekrutimin e fëmijëve në ushtri.
Prokurorët kanë kërkuar dënim me 80 vjet burg për udhëheqësin 64-vjeçar.