Ishulli britanik Anglesey mund të përfitojë nga martesa mbretërore

  • Zëri Amerikës

Ishulli britanik Anglesey mund të përfitojë nga martesa mbretërore

Pritshmëria për shtimin e turizmit në ishullin britanik Anglesey është rritur pas fejesës së princit William me Kate Middleton më 16 nëntor.

William dhe Kate kanë një shtëpi në ishullin e Wellsit dhe pritet të vazhdojnë të jetojnë aty vitin e parë të martesës.

Princi punon si pilot në një bazë ushtarake të ishullit. Banorët e famshëm pritet të shtojë numrin e vizitorëve ndërkohë që njerëzit nga e gjithë bota do të përpiqen të kenë rastin të shohin çiftin mbretëror.

Martesa mbretërore prillin e ardhshëm do ta bëjë ishullin Anglesey të famshëm dhe media pritet ta kufizojë lirinë e çiftit i cili ka patur mundësinë të bëjë një jetë të qetë, larg paparacëve.

William dhe Kate besohet se jetojnë një një shtëpi pranë bazës ushtarake megjithëse vendi është sekret dhe tepër i mbrojtur.