Ish presidenti izraelit gjendet fajtor për ngacmime seksuale

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti izraelit gjendet fajtor për ngacmime seksuale

Një gjykatë izraelite shpalli fajtor ish presidentin Moshe Katsav lidhur me akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual. Gjykata e Tel Avivit e shpalli vendimin sot.

Paneli me tre gjyqtarë tha se versioni i ngjarjeve sipas zotit Katzav ishte i mbushur me gënjeshtra. Çështja u hap pas akuzave të bëra nga tre gra që punonin me të, ndërsa ai shërbente si ministër turizmi në vitet ‘90.

Politikani i lindur në Iran përballet me 4 deri në 16 vjet burg.