Italia arreston një të dyshuar për trukime të ndeshjeve të futbollit

Admir Suljic, nga Sllovenia, kërkohej nga policia e Kremonës si pjesë e një hetimi mbi një rrjet të gjerë manipulimi të rezultateve të qindra ndeshjeve të futbollit evropian
Autoritetet italiane thonë se kanë arrestuar një të dyshuar për trukime të ndeshjeve të futbollit, pasi ai mbërriti në Milano nga Singapori.

Admir Suljic, nga Sllovenia, kërkohej nga policia e Kremonës, në Itali, si pjesë e një hetimi mbi një rrjet të gjerë manipulimi të rezultateve të qindra ndeshjeve të futbollit evropian, duke përfshirë edhe disa nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kupës së Kampionëve në Evropë.

Sipas Interpolit, Suljic besohet të jetë bashkëpunëtor i Tan Seet Eng, i cili akuzohet për drejtimin e një rrjeti mbarë botëror të manipulimit të ndeshjeve me bazë në Singapor.