Itali, arrestohen 140 të dyshuar si pjesëtarë të Mafias nga grupi Ndrageta

  • Zëri Amerikës

Mafia

Policia italiane thotë se ka arrestuar rreth 140 të dyshuar si pjesëtarë të mafias nga grupi i njohur me emrin Ndrageta.

Shumica e arrestimeve u kryen në qytet veriperëndimore të Torinos, Milanos dhe Modenës, si dhe në rajonin jugor të Kalabrisë.

Njoftimet thonë se policia gjeti objekte dhe mallra me vlerë prej 103 milion dollarësh.