Shpërthim në autostradë pranë Bolonjës

Policia italiane thotë se të paktën dy vetë kanë vdekur dhe rreth 70 vetë janë plagosur dhe një urë është rrëzuar pjesërisht pas një shpërthimi të fuqishëm në një autostradë pranë Bolonjës.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se shpërthimi u shkaktua nga një aksident me një kamion i cili transportonte lëndë që ndizeshin lehtë.

Zjarrfikësit njoftuan me tweet se kishin dërguar skuadra të shumta shpëtimi dhe emergjence.

Sipas mediave italiane, disa nga të lënduarit u goditën nga xhamat e thyera të banesave aty pranë.