Policia italiane konfiskon 1,9 miliard dollarë në operacionin kundër mafias

  • Zëri Amerikës

Policia italiane konfiskon 1,9 miliard dollarë në operacionin kundër mafias

Policia italiane ka konfiskuar asete që kapin shumën rekord prej 1.9 miliard dollarë nga një bisnesmen siçilian i energjisë së pastërt që dyshohet se ka lidhje me krimin e organizuar.

Zyrtarët thanë të martën se pasuria e konfiskuar nga 54 vjeçari Vito Nicastri përfshinte numra llogarie bankare, pasuri të patundshme, makina luksoze dhe yahte. Ata e cilësuan operacionin si konfiskimin më të madh të bërë kundër mafias.

Biznesmeni Nicastri ka aksione në kompani të energjisë alternative përfshi atë diellore dhe energjisë me erë.

Hetuesit anti-mafia dyshojnë se ai ka pastruar para për mafian siçiliane dhe thonë se ai ka lidhje të ngushta me Matteo Messina Denaro, shefi aktual i grupit të fuqishëm të krimit të organizuar siçilian Cosa Nostra.

Zyrtarët besojnë se mafia ka infiltruar në sektorin siçilian të energjisë së ripërtëritshme.