Izraeli liroi edhe 550 të burgosur palestinezë në bazë të një marrëveshjeje me Hamasin

  • Zëri Amerikës

Izraeli liroi edhe 550 të burgosur palestinezë në bazë të një marrëveshjeje me Hamasin

Izraeli liroi 550 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të një marrëveshjeje me Hamasin, sipas të cilët u kthye në Izrael një ushtar izraelit pasi u u mbajt peng për pesë vjet në Rripin e Gazës.

Mes atyre që u liruan dje ishin edhe 55 minorenë të moshave nga 14 në 17 vjeç.

Izraeli liroi 477 palestinezë në muajin tetor në shkëmbim për togerin e ushtrisë izraelite Gilad Shalit, i cili u kap në vitin 2006 gjatë një inkursioni ndërkufitar nga Gaza në Izrael.

Shërbimi izraelit i burgjeve tha se ndryshe nga shkëmbimi i të burgosurve në muajin tetor, asnjë prej atyre që u liruan në fazën e dytë nuk ishte dënuar për vrasjen e izraelitëve.

Po ashtu dje, ministri izraelit i Strehimit filloi të kërkojë kontraktues për të ndërtuar rreth 1000 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shtëpitë bëjnë pjesë në planin e vendbanimeve që u njoftua në fillim të këtij viti. Muajin e kaluar, Kryeministri Benjamin Netaniahu tha urdhër për përshpejtimin e ndërtimieve pasi UNESCO-ja i dha anëtarësinë Autoritetit Palestinez.

Izraeli kundërshton përpjekjet palestineze për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, në mungesë të një marrëveshje të negociuar për paqe.