Të paktën 11 persona janë vrarë në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në Jemen ku aktivistët anti-qeveritar protestuan kundër një marrëveshje politike tranzicioni.
Burimet mjekësore në Jemen thonë se 8 nga 11 vrasjet ndodhën në kryeqytetin e vendit Sana. Në jug të vendit, në Aiden, dy ushtar jemenas dhe një protestues u vranë në një përleshje me armë zjarri ndëkohë që forcat e sigurisë po përpiqeshin të shpërndanin një protestë.
Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë janë përleshur me protestuesit të cilit bllokuan rrugën për të zbatuar një grevë të përgjithshme duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh. Mjekët thonë se tre protestues u lënduan gjatë përleshjeve në Aiden.
Protestuesit dolën në rrugë edhe në qytete tjera pavarësisht nga arritja e marrëveshjes nga vendet fqinje të Gjirit Arab që i ka bërë thirrje zotit Saleh të jap dorëheqjen.
Disa protestues thonë se kundërshtojnë këtë iniciativë pasi ajo i jep presidentit të Jemenit një muaj kohë për të dhënë dorëheqjen dhe i jep imunitet zotit Saleh dhe familjes së tij.