Sulme dhe vrasje të reja në Nigeri

Persona që dyshohet të jenë militantë islamikë kanë shkaktuar vdekjen e afro 30 vetëve në dy fshatra pranë Chibokut, qyteti verior i Nigerisë ku qindra nxënëse shkolle, u rrëmbyen muajin e kaluar.

Dëshmitarë në Alagarno thonë se persona të armatosur hynë në fshatin e tyre gjatë natës dhe vranë të paktën 17 vetë. Ata thanë se autorët e sulmin, vodhën gjithashtu ushqime dhe u vunë zjarrin shtëpive.

Banorët në një fshat tjetër aty pranë thonë se persona të armatosur vranë 10 vetë në një sulm të hënën.

Lajmet për këto sulme u shfaqën sot, një ditë pasi shpërthimi i dy makinave bombë brenda pak minutave shkaktoi vdekjen e të paktën 118 vetëve në qytetin e Josit. Shpërthimet ndodhën në një treg të mbushur me njerëz.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por dyshohet se grupi ekstremist islamik Boko Haram është përgjegjës për shpërthimet.