Pasojat e reshjeve në jug të Shqipërisë

Your browser doesn’t support HTML5

Dimri po sjell probleme edhe në jug të Shqipërisë. Si pasojë e reshjeve të mëdha janë dëmtuar segmente rrugore, shtëpi banimi dhe rrezikohen përmbytje. Specialistët e gjeologjisë thonë se nevojiten në mjaft zona investime dhe masa parandaluese për të mbrojtur zonat që rrezikojnë të rrëshqasin.