Julian Assange së shpejti drejt Suedisë për t’u përballur me akuzat për krime seksuale

  • Zëri Amerikës

Julian Assange së shpejti drejt Suedisë për t’u përballur me akuzat për krime seksuale

Themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks mund të niset shumë shpejt drejt Suedisë për t’u përballur me akuzat për krime seksuale.

Një gjykatë britanike vendosi sot ekstradimin e Julian Assange për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për ngacmime seksuale ndaj dy grave gushtin e kaluar.

Jashtë gjykatës, Assange e kritikoi procesin. Ai u tha gazetarëve se është e padrejtë që ai po mbahet nën arrest shtëpie kur mbi të nuk janë ngritur akuza.

Assange tha gjithashtu se procesi i akuzave për përdhunim në Suedi duhet të vëzhgohet me kujdes.
Avokatët e tij do ta apelojnë vendimin. Autoritetet amerikane po hetojnë mundësinë e akuzave kundër Assange për nxjerrjen e mijëra dokumenteve diplomatike sekrete.