Histori: Çfarë ndodhi më 4 shtator?

  • Astrit Lulushi

4 shtator

Histori - Çfarë ndodhi më 4 shtator?

476 - Perandori romak Romulus Augustulus përmbyset nga gjenerali gjerman Odoacer i cili e shpall veten "Mbreti i Italisë", duke i dhënë fund Perandorisë Perëndimore Romake.

1609 - Eksploruesi Henry Hudson mbërrin me anije në brigjet e Manhatenit. Lumi që rrjedh nga veriu në jug në pjesën lindore të Nju Jorkut u quajt Hudson, për nder të tij.

1781 - Los Anxheles themelohet nga 44 kolonë spanjollë. Ata e quajtën vendbanimin e tyre te ri; "El Pueblo de Nuestra Señora La Reina de los Angeles de Porciúncola" (Fshati i Zojës sonë, Mbretëresha e Engjëjve të Porziunkolës). Porziunkola është një kishë e vogël në bazilikën Santa Maria degli Angeli, në Umbria të Italisë, ku Françesku (më pas Shën Françesku i Assisit) themeloi urdhërin françeskan.

1924 - Bashkimi Sovjetik njeh qeverinë e Shqiperisë të kryesuar nga Fan Noli.

1972 - Notari amerikan Mark Spitz bëhet konkurruesi i parë që fiton një herësh shtatë medalje në Lojëjrat Olimpike.

1989 - Në Leipzig, Gjermani, fillojnë për herë të parë demonstratat për legalizimin e grupeve opozitare dhe reforma demokratike.

1998 - Rrjeti internetik Google themelohet nga Larry Page dhe Sergey Brin, dy studentë në Universitetin e Stanfordit, SHBA.

Mendimi i ditës
"Arsimimi pa vlera, aq i dobishëm sa është, duket se e bën njeriun më të mençur për djallëzira".
C. S. Lewis