Kandidatët republikanë për president, me të ardhura miliona dollarëshe

  • Zëri Amerikës

Kandidatët republikanë për president, me të ardhura miliona dollarëshe

Kandidati presidencial republikan Rick Santorum shpalli dokumentet tatimore për 4 vitet e fundit, duke treguar se ka fituar më shumë se 3 milionë e 500 mijë dollarë që kur është larguar nga Senati, kryesisht përmes lidhjeve në Uashington.

Santorum, për të cilin sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë një shtim popullariteti, i shpalli mbrëmë dokumentet mbi të ardhurat e tij financiare

Dokumentet tregojnë se që nga viti 2006 kur humbi vendin e tij të Senat, të ardhura ishin rezultat i paraqitjeve publike, roli si këshillar, si dhe nga shitja e aksioneve nga rreth 659 mijë dollarë në vitin e parë në vitin 2007 në rreth 1 milion dollarë në këtë vit.

Santorum, nipi i një minatori qymyrguri, po përdor prejardhjen e tij të thjeshtë për të ardhur në Uashington duke e veçuar veten nga rivalët e tij Mitt Romney dhe Newt Gingrich me prejardhje nga shtresa të pasura. Por të dhënat e taksave tregojnë jo vetëm pasurinë e tij, por edhe faktin se lidhjet në Uashington i kanë sjellë atij shumicën e të ardhurave.

Publikimi i të dhënave tatimore u jep votuesve një shans për të shqyrtuar aktivitetet e kandidatëve dhe lidhjet e tyre financiare.

Taksat janë bërë edhe një çështje e theksuar në garën republikane për shkak të polemikave mbi një normë tatimore më të ulët për të ardhurat e realizuara nëpërmjet investimeve.

Romney, dokumentet e taksave të të cilit tregojnë se në vitin 2010 fitoi 21 milionë dollarë, pagoi më pak se 15 përqind të të ardhurave të tij në taksa. Gingrich, i cili fitoi 3 milionë dolallarë në vitin 2010, dhe Santorum, i cili fitoi 930 mijë dollarë, secili paguan më shumë se 25 për qind.

Administrata Obama ka bërë thirrje për një ndryshim në këtë ligj, nga i cili përfitojnë kryesisht më të pasurit, duke thënë se kjo është se ligji i tanishëm është i padrejtë për njerëzit me të ardhura mesme e të ulta.