Këngëtarë të bluzit hedhin në treg albume të reja

  • Dag Levin

Këngëtarë të bluzit hedhin në treg albume të reja

Shane Dwight është një nga kitarristët më të njohur të Nashvillit. Sigurisht, që ai është shumë i zënë me punë. Pasi u rivendos në të ashtuquajturin “Qyteti i Muzikës” në vitin 2008, ai ka interpretuar në qindra shfaqje dhe ka regjistruar 3 albume solo, përfshirë edhe atë më të fundit, “A thousand white lies”.

Por ndërsa rivendosja në qytetin e Nashvillit i hapi Shanit dyer të reja, ky vendim i tij pati pasoja në jetën e tij personale. Ndarja nga bashkëshortja pasqyrohet në këngë origjinale, si “True love is gone”, “Broken” dhe “Love’s last letter”.

Ashtu sikurse Shane, Boy Wells gërsheton një mori stilesh në albumin e tij “Blue skies calling”, si muzikën rok të jugut amerikan, muzikën blues, atë country, xhazin dhe muzikën bluegrass.

Këngëtari Boy Well është veteran në skenën e muzikës blues dhe rok në Washington DC. Miku i tij më i afërt dhe njëkohësisht frymëzuesi i tij, është kitarristi virtuoz Danny Gatton, i cili i mësoi atij të fshehtat e artit të kitarristit. Wells ka kënduar dhe i ka rënë kitarrës me grupe të ndryshme të muzikës rok dhe country, para se të vendosej pranë Austinit, të Teksasit, në vitin 2006.

Një tjetër këngëtar veteran i mirënjohur është kitarristi James Armstrong. Revista “Living Blues” e përshkroi atë si një kombinim të ekuilibruar mirë të pasionit, aftësive teknike dhe shijes”. James i filloi turnetë e tij kur ishte adoleshent dhe më pas ai interpretoi krahas me këngëtarët ë famshëm të muzikës blues Albert Collins dhe Big Joe Turner. Ai e nxori në treg albumin e tij të parë “Sleeping with a stranger” në vitin 1995. James u kthye në studio për herë të parë pas një dekade, për regjistrimin e albumit “Blues at the border”. Jeni duke dëgjuar tani njërën prej këngëve të përfshira në këtë album, “Somebody got to pay”.