Rihapet aeroporti i Kenias

Aeroporti kryesor i Kenias u rihap pas zjarrit të madh që shkatërroi terminalin e fluturimeve ndërkombëtare, duke detyruar anulimin e dhjetra fluturimeve.

Autoritetet e Kenias po hetojnë shkaqet e zjarrit që shpërtheu sot para agimit në aeroportin Jomo Kenyatta të Najrobit. Zjarri vazhdoi disa orë para se të vihej nën kontroll.

Kreu i policisë anti-terrorit në Kenia tha se nuk beson që zjarri të ketë patur lidhje me ndonjë akt terrorizmi. Zjarri ndodh në 15-vjetorin e shpërthimeve në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.

Zjarri nuk ka shkaktuar humbje jete por dy persona pësuan dëmtime nga tymi.

Fluturimet e linjave të brendshme rifilluan pasdite ndërsa ato ndërkombëtare do të rifillojnë nesër.