Kina anulon planet për mbetjet industriale ne Kidong

Planet u anuluan pasi mbi 1 mijë protestues dolën nëpër rrugët e qytetit bregdetar dhe u përleshën me policinë
Zyrtarët kinezë i anuluan planet për një projekt të mbetjeve industriale, pasi mbi 1 mijë protestues dolën nëpër rrugët e qytetit bregdetar Kidong, përmbysën të zemëruar makina dhe hynë me forcë nëpër zyrat e qeverisë lokale.

Autoritete publikuan sot një deklaratë ku thonin se projekti ishte anuluar pasi protestuesit u përleshën me policinë dhe forcat e rendit arritën t’i shpërndajnë njerëzit.

Tubacioni që ishte në plan të ndërtohej, do të shërbente për derdhjen në det të mbetjeve nga një uzinë për prodhimin e letrës. Në Kinë janë shtuar kohët e fundit protestat kundër degradimit të mjedisit, ku gjatë tre dekadave të zhvillimit industrial të shpejtë dhe pa rregulla, kanë shkaktuar disa raste të helmimeve masive dhe rreziqeve për shëndetin.