Kinë: 46 të vrarë, mes tyre shumë fëmijë

Agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua tha se disa ditë me shi dhe me borë shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe shkatërruan dhjetra shtëpi
Zyrtarët thonë se në Kinën lindore rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar 46 të vrarë, mes tyre shumë fëmijë.

Ekipet e shpëtimit zbuluan sot tre trupat e fundit, ndërsa operacioni i shpëtimit po përfundonte në një fshat të humbur të provincës Yunnan.

Agjencia kineze shtetërore e lajmeve Hsinhua tha se disa ditë me shi dhe me borë shkaktuan rrëshqitje te dheut dhe shkatërruan dhjetra shtëpi.