Kina: Rritja e shpejtë ekonomike do të krijojë bazën për fuqizimin ushtarak

  • Zëri Amerikës

Kina: Rritja e shpejtë ekonomike do të krijojë bazën për fuqizimin ushtarak

Ministri kinez i mbrojtjes thotë se rritja e shpejtë ekonomike do të krijojë bazën për fuqizimin ushtarak të vendit.

Në një intervistë për mediat kineze të publikuar sot, Ministri i mbrojtjes Liang Guang-li thotë se Kina vazhdon të mbetet prapa vendeve të tjera zhvilluara në fushën ushtarake.

Por ai shton, se në 5 vjetët e ardhshëm, “ekonomia dhe shoqëria jonë do të zhvillohen më shpejt, duke e fuqizuar vendin në të gjitha aspektet”.

Në të njëtën kohë, sipas ministrit të mbrojtjes, “Kina do të punojë për përgatitjen e vendit për konflikte të mundshme ushtarake në çfarëdo drejtimi strategjik”.

Ministri Liang thotë në intervistë se kinezët do të “do të qëndrojnë me këmbët e veta” në përpjekjet për të prodhuar armatime të nivelit të lartë. Ai tha se modernizimi ushtarak nuk mund të varet nga të tjerët dhe as mund të blihet.