Kinë: Ekipet nxjerrin nga rrënojat e trenit një katër-vjeçar

  • Zëri Amerikës

Kinë: Ekipet nxjerrin nga rrënojat e trenit një katër-vjeçar

Punonjësit e shpëtimit në Kinën lindore nxorrën nga rrënojat e trenit të shpejtësisë së lartë një katër vjeçar, 21 orë pas një përplasje që vrau 35 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se një tren që udhëtonte nga Hangzhou për në Wenzhou u godit nga shkëndija. Më pas ai u përplas me një tren të shpejtësisë së lartë duke bërë që dy nga vagonët të binin nga një urë.

Xinhua citoi dëshmitarë të kenë thënë se ekipet e shpëthimit kanë nxjerrë shumë pasagjerë nga vagonet e rrëzuar.