Klima e ashpër politike nxit braktisjen e Rusisë

artistja fotografe Maria Muzalevskaya

Klima e ashpër politike që shtyp liritë dhe të drejtat është shkaktari kryesor që nxit emigrimin në Rusi. Më shumë se 1,5 milionë rusë janë larguar nga Rusia që kur Vladimir Putin u bë president, sipas të dhënave të siguruara nga Këshilli i Atlantikut. Artistja Maria Muzalevskaya për gjashtë vjet fotografoi në Shtetet e Bashkuara persona nga ajo që po quhet vala e pestë e emigracionit dhe ka hapur një ekspozitë me to.

Your browser doesn’t support HTML5

Klima e ashpër politike nxit braktisjen e Rusisë

Artistja Maria Muzalevskaya do të hapë ekspozitën e saj të parë me fotografi. Vetëm disa ditë më vonë ajo do të kthehet në Moskë, pas gjashtë vitesh qëndrimi në Nju Jork ku studioi në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë.

Ajo u kërkon modelëve të mos buzëqeshin. Dëshiron t’i fotografojë ata ashtu si i takoi.

“Secili ka kujtimet dhe problemet e veta, dhimbjen e vet. Një fotograf i mirë është edhe një psikolog i mirë. Ai ose ajo duhet të kuptojnë se njerëzit janë qenie të ndërlikuara”, thotë fotografja Maria Muzalevskaya.

Maria Muzalevskaya

Detajet, njerëzit dhe jetët e tyre janë arsyet që e sollën atë në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë.

Në fokus të punës së saj janë ata që braktisën Rusinë për jetë më të mire dhe nuk e kthyen kokën pas.

“Ekspozita e titulluar vala e pestë e e emigrimit nisi në vitin 2000. Nga viti 2012, rreth 2 milionë u larguan nga vendi. Këtë term nuk e kam dëgjuar kurrë në Rusi, prandaj vendosa ta quaj ashtu projektin e diplomimit tim”, thotë fotografja Maria Muzalevskaya.

Të dhënat tregojnë se ata që përbëjnë valën e pestë të emigrimit kanë shumë të përbashkëta.

Janë mes moshës 25 dhe 35, të shkolluar, ambiciozë dhe kreativë. Ata duan të punojnë por nuk kishin mundësi në Rusi.

“Sergey është diplomuar në një department të hapësirës ajrore dhe bëri praktikë në qytetin Korolev. Sot ai nget aeroplanët, është pilot. Olja mori pjesë në operacione shpëtimi. U shpëtoi jetën vajzave të reja nga Çeçenia, por ishte spiunuar më pas. Ajo ka një djalë në kopësht. Ishte e frikësuar se mos shkonte një ditë ta merrte nga shkolla, dhe ai nuk do të ishte aty”, shprehet artisja.

Eugenit i kishte kërkuar një bankë ruse të lërë punën, sepse nuk dëshironin të punësuar me HIV. Në SHBA ai gjeti punë menjëherë.

“Të gjithë janë ndryshe, por kuptohet se vijnë nga vendi i njëjtë. E vëren në sy tensionin”, thotë artistja Muzalevskaya.

Një gjë tjetër që bashkon këta njerëz, është të mos pasurit nostalgji për atë që lanë pas.

“Ne ikëm. U detyruam të braktisim vendin tonë për arsye ideologjike”, thotë Sasha Berezkin, emigrant.

“Të ndërgjegjshmit, njerëzit që respektojnë veten nuk tolerojnë atë që ndodh në vendin tonë. Ose përfundon në rrugë dhe i ndëshkuar, ose e kupton që smund të bësh asgjë dhe largohesh”, thotë emigranti tjetër nga Rusia, Eugene Shiro.

Sipas artistes Muzalevskaya, projekti i diplomimit të saj është një dokument që tregon se Shtetet e Bashkuara tërheqin talentet dhe frymëzojnë emigrantët nga mbarë bota.