Ministrja Kodheli takon sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua sot me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.

Në takimin e zhvilluar sot paradite në Pentagon, ministrja Kodheli e njohu sekretarin Hagel me reformat ushtarake që po kryen Shqipëria, ku përfshihet edhe modernizimi i armatimit të vjetër shqiptar.

Your browser doesn’t support HTML5

Ministrja Kodheli në Pentagon

Ministrja Kodheli u takua dje edhe me ndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj. Victoria Nuland.

Zyrtarët amerikanë kanë përshëndetur ndihmën e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik. Ministrja Kodheli do të jetë e ftuar nesër në programin e Zërit të Amerikës "Ditari".