USAID, projekt në jug të Shqipërisë për zhvillimin e ndërmarrjeve konkurruese

  • Raimond Kola

USAID, projekt në jug të Shqipërisë për zhvillimin e ndërmarrjeve konkurruese

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, paraqiti sot në Jug të Shqipërisë projektin "Rritje Albania" për zhvillimin e ndërmarrjeve konkurruese. Projekti mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në dhjetë bashki në Shqipëri. Projekti përqëndrohet në disa sektorë të biznesit si në turizëm, tekstile dhe teknologji të informacionit.