Shqipëri: Pritet me interes zbatimi i ligjit për qeranë e tokës bujqësore

  • Raimond Kola
    Gjirokaster
    Zëri Amerikës

Shqipëri: Pritet me interes zbatimi i ligjit për qeranë e tokës bujqësore

Këto ditë ka hyrë në fuqi në Shqipëri një Ligj i ri për lëshimin me qera të tokave bujqësore që nuk shfrytëzohen nga pronarët. Ligji është pritur me interesim nga fermerët dhe specialistët e bujqësisë pasi pritet të ulë nivelet e larta të mos-punimit të tokës. Në zonat jugore të Shqipërisë kjo dukuri është mjaft e përhapur për shkak edhe të emigracionit të lartë