Fillojnë seancat dëgjimore për konfirmimin e Elena Kagan në Gjykatën e Lartë

  • Jim Malone

Dita e parë e seancave ndoshta do të duket më e lehta për Elena Kagan në përfundim të javës me pyetje përgjigje. Pasi degjoi dekleratat e gjata hapëse nga anëtarët e Komisionit Juridik të Senatit, zonja Kagan mbajti dekleratën e saj hapëse dhe theksoi fjalë që janë të gdhendura në gurë në hyrje të ndërtesës së Gjykatës së Lartë --“Drejtësi e Barabartë në Bazë të Ligjit”.

Kjo kërkon nga gjykatësit barazi dhe paanësi. Nuk premton asgjë më shumë sesa trajtim të drejtë ndaj çdo amerikani.

Zonja Kagan po ashtu premtoi të zbatojë ligjin nëse konfirmohet në postin e gjykatëses dhe tha se gjykata e lartë e ka për detyrë që të sigurojë që qeveria të mos i kalojë caqet e duhura. Ajo tha se do ta trajtojë çdo rast që vjen para gjykatës me mendje të hapur.

Do të punoj shumë dhe do të bëj çmos që të konsideroj çdo çështje në menyrë të paanëshme, me modesti, në zotim me parimet dhe në bazë të ligjit.

Edhe pse pritet konfirmimi i zonjës Kagan, republikanët në Komisionin Juridik kanë thënë se do ta pyesin atë nga afër rreth pikpamjeve të saj ligjore dhe politike si dhe mungesës së eksperiencës së saj si gjykatëse.Senatori Jeff Sessions i Alabamës është republikani kryesor në Komisionin e Senatit.

Zonja Kagan ka më pak eksperiencë ligjore sesa ndonjë nga kandidatët në 50 vitetet e fundit. Nuk është vetëm se kandidatja nuk ka qënë gjykatëse. Praktika e saj ligjore është shumë e vogël dhe jo me intensitetin dhe kohëzgjatjen, nga e cila ndodh formimi i vërtetë ligjorë.

Disa republikan e paralajmëruan zonjën Kagan se do të vërejnë për shenja nëse ajo është, ajo që ata e përshkruajnë si, një gjykatëse aktiviste, dikush që do të sjellë pikëpamjet e veta liberale në gjykatë. Ky paralajmërim erdhi në senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut.

Mezi pres që të mundohem të kuptoj se si ju do të jeni në gjendje që aktivitetin politik dhe lidhjet me kauzën liberale ti lini menjanë kur të vijë koha që të bëhesh gjykatëse. Për mua, kjo është sfida jote.

Demokratët kanë pikpamje të tjera se çfarë përbën aktivistin juridik në Gjykatën e Lartë. Demokrati nga Nju Jorku Charles Schumer thotë se beson se gjykata aktuale anon shumë nga e djathta. Ai thotë se shpreson që zonja Kagan do të veprojë si kundërpeshë dhe të drejtojë gjykatën prej nëntë anëtarësh drejt qendrës së spektrit politik.

Duket qartë animi nga e djathta i gjykatës nën drejtimin e kryetarit John Roberts. Vendime pas vendimesh, interesat speciale po fitojnë ndaj qytetarëve të thjeshtë. Vendime pas vendimesh, kjo gjykatë shtrembëron ligjin në mbështetje të ideologjisë. Aktiviteti juridik tani ka një maskë të re, aktivizëm për ta çuar vendin drejt së djathtës.

Anketat e opinionit publik tregojnë se amerikanët dinë më pak rreth Gjykatës së Lartë sesa dy degëve të tjera të qeverisë—presidencën dhe Kongresin. Propozimet për Gjykatën e Lartë i ofrojnë publikut një shans të rrallë për të nxjerr në pah gjykatën dhe njeriun i cili po kandidon për një post jetësor.

Melvin Urofsky është ekspert i historisë së Gjykatës së Lartë.

Caktimi për në Gjykatën e Lartë është propzimi më i rendësishëm që një president mund të bëjë, sepse ndryshe nga pjestarët e administratës, një gjykatës ka detyrë jetësore dhe mund të pushohet nga puna vetëm për sjellje të keqija.

Zonja Kagan do të zëvendësojë gjykatësin John Paul Stivens i cili po del në pension. Ky i fundit ka udhëhequr liberalët në gjykatën e lartë që nga ardhja e tij në vitin 1975. Ekspertët ligjor nuk presin që ardhja e zonjës Kagan në gjykatën e lartë do të ndryshojë përbërjen aktuale ideologjikee cila është e ndarë mes katër konservatorëve, katër liberalëve dhe një gjykatësi të lekundur, Anthony Kennedy.

Nëse konfirmohet, zonja Kagan do të jetë gruaja e tretë në gjykatën aktuae dhe e katërta në historinë e Gjykatës së Lartë.

Pas seancave degjimore, kanidatura e zonjës Kagan do të votohet nga Komisioni Juridik dhe më pas nga Senati i plotë. Mbështetësit shpresojnë se ajo do të konfirmohet brenda afatit për fillimin e sezonit të ri të Gjykatës së Lartë në muajin tetor.