Kompania BP thotë se ka humbur 4,9 miliardë dollarë nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Kompania BP thotë se ka humbur 4,9 miliardë dollarë nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Kompania British Petrolium thotë se ka humbur 4,9 miliardë dollarë nga derdhja masive e naftës në Gjirin e Meksikës, humbja e parë financiare e kompanisë që nga viti 1992.

Gjigandi i naftës e rriti shifrën e shpenzimeve të nevojshme për procesin e pastrimit në 40 miliardë dollarë.

Pusi i naftës Deepwater Horizon shpërtheu prillin e kaluar, duke vrarë 11 punonjës dhe duke shkaktuar një rrjedhje masive që ndoti pjesën më të madhe të Gjirit të Meksikës, në territorin amerikan.

Megjithë humbjet për shkak të katastrofës, kompania arriti të sigurojë një fitim me vlerën e 4,6 miliardë dollarëve gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2010.