Ministri i brendshëm turk Sulejman Soylu dha dorëheqjen e tij të dielën pasi një shtetrrethim dy-ditor i lidhur me koronavirusin në të gjithë vendin i zuri turqit në befasi.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu
Qeveria njoftoi shtetrrethimin vonë të premten vonë vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke shtyrë kështu mijëra turq të dalin në rrugë dhe në dyqane për t'u furnizuar. Shumë njerëz i lanë shtëpitë e tyre pa maska për fytyrën.
"Përgjegjësia për zbatimin e vendimit të shtetrrethimit të fundjavës, i cili kishte për qëllim parandalimin e epidemisë, më takon mua plotësisht," shkruajti zoti Soylu.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk pranoi dorëheqjen e tij.
Turqia ka urdhëruar vetëm bllokime të shpërndara që kur atje mbërriti pandemia e koronavirusit.
"Ndjeshmëria jonë më e rëndësishme është vazhdimi i furnizimit të nevojave themelore dhe sigurimi i vazhdimit të pandërprerë të prodhimit për të mbështetur eksportet," tha Erdogan javën e kaluar. "Turqia është një vend i cili në të gjitha kushtet dhe rrethanat duhet të ruajë prodhimin dhe të sigurojë që ingranazhet (e prodhimit) të vazhdojnë të rrotullohen."
Qeveria u ka kërkuar njerëzve që të shmangin shumë lëvizjet dhe të zbatojnë atë që zoti Erdogan e ka quajtur "gjendja jonë e jashtëzakonshme". Por, ai ka thënë se masa më të forta do të merren nëse shpërthimi në Turqi nuk bie.