Kosovë: Policia heton pas denoncimeve për kërcënim

  • Leonat Shehu

Alma Lama

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, thotë se është kërcënuar dhe fyer nga Forumi i të Rinjve Myslimanë
Në Kosovë, policia tha se ka filluar hetimet pas raportimit që i ka bërë deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, një letre të organizatës, Forumi i të Rinjve Myslimanë, në të cilën siç thuhet ajo është kërcënuar dhe fyer. Letra pasoi reagimet që nxiti një video regjistrim i fjalës mbi moralin, të një hoxhe në Prizren. Ajo letër u dënua edhe nga qeveria e Kosovës.http://www.youtube.com/embed/A0fJjE541rQ