Autoritetet në Kosovë japin siguri për qumështin

  • Leonat Shehu
Ata thanë se janë marrë të gjitha masat për të penguar depërtimin e çdo prodhimi që nuk u nënshtrohet analizave
Në Kosovë, autoritetet thanë se qumështi që ndodhet në treg është plotësisht i sigurt dhe se janë marrë të gjitha masat për të penguar depërtimin e çdo prodhimi që nuk u nënshtrohet analizave dhe kontrolleve të përshtatshme.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaloi përdorimin e disa prodhimeve të qumështit të importuara, pas shqetësimeve në rritje për përmbajtjen e lartë të aflatoksinës në qumësht, një substancë helmuese që krijohet nga kërpudha të caktuara në ushqimet e kafshëve.http://www.youtube.com/embed/w24KXCe3xR8?feature=player_detailpage