Kosovë, debat rreth ideve për "korrigjimin e kufijve" me Serbinë

  • Leonat Shehu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u bëri thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që të kenë durim strategjik për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës. Ai shprehu mbështetje për procesin e bisedimeve me Serbinë. Kosova është përfshirë në debate për kufijtë, pasi presidenti Hashim Thaçi vazhdon të mbrojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve, si rrugë për të siguruar njohjen e ndërsjellë me Serbinë; por opozita dhe partitë e koalicionit qeverisës po e kundërshtojnë këtë mënyrë.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë, debat rreth propozimeve për ndryshim kufijsh