Në Shtetet e Bashkuara ka ardhur për të marrë pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së një delegacion nga Kosova. Në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Guvernatori në detyrë i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Zoti Mehmeti tha se ekonomia e Kosovës ka ecur mirë, me një rritje ekonomike rreth 4 për qind dhe se sektori financiar është kontriubuesi më i madh në këtë rritje. Ai tha se bankat e Kosovës kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe se kanë shtuar ndjeshëmn kreditimet për sektorin privat.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës tha se korrupsioni është një fenomen që ka ndikuar negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
Your browser doesn’t support HTML5
Interviste me Guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves, Fehmi Mehmeti