Kosovë, debat për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

  • Leonat Shehu

Parlamenti i Kosovës ka caktuar për të mërkurën seancën e radhës, ku do të debatohet mocioni i mosbesimit për qeverinë aktuale, një nismë kjo e partive opozitare dhe e përkrahur nga disa deputet të koalicionit qeverisës.

Nëse mocioni siguron 61 vota, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nismëtarët e mocionit thonë se kjo është rruga për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend, ndërsa partitë në pushtet kanë shprehur mendime të ndryshme për punën e deritashme të institucioneve të vendit.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë, kërkohet mocion për qeverinë