Kosovë: PDK voton për Këshillin Drejtues

  • Leonat Shehu
Partia Demokratike e Kosovës, është në procesin e numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Drejtues të saj. Në mesin e emrave të propozuar janë edhe Fatmir Limaj, nënkryetar i kësaj partie që ndodhet në paraburgim dhe kryetarit të Parlamentit Jakup Krasniqi, i cili bojkotoi punimet e Kuvendit zgjedhor të kësaj partie ku ai kryente funksionin e sekretarit të përgjithshëm. Zyrtarë të Partisë Demokratike thanë se rezultati i votimeve do të jetë përcaktues për të ardhmen politike të individëve brenda saj.http://www.youtube.com/embed/Xuk-zmXig1s