Kosovë, policia në kërkim të dy personave

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, policia tha se është vënë në kërkim të dy personave të paidentifikuar, që synonin të hidhnin copa metali për shpimin e gomave të autokolonës në lëvizje të kryeministrit Isa Mustafa.

Njoftimi i sotëm ndodh një ditë pasi parlamenti i Kosovës ndërpreu punimet, për shkak se deputetët opozitarë qëlluan me vezë kryeministrin Mustafa, ndërsa po raportonte lidhur me marrëveshjet e kohëve të fundit me Serbinë.

Your browser doesn’t support HTML5

Policia e Kosovës dhe incidentet