Arrestime pas protestës së ish luftëtarëve të UÇK-së

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, policia bëri të ditur se ka arrestuar 10 persona pas protestës të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët hynë sot me forcë në oborrin e qeverisë, me kërkesat që të përshpejtohet procesi i njohjes dhe verifikimit të statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të kësaj ushtrie.

Ata kërkuan përmbylljen e shpejtë të këtij procesi, zvarritja e të cilit pamundëson zbatimin e ligjit që siguron mbështetje për këtë kategori.

Autoritetet thonë se vonesat janë kushtëzuar nga numri i madh i personave që pretendojnë një status të tillë.

Your browser doesn’t support HTML5

Protesta ish luftëtarët e UÇK-së