Prishtina dhe Beogradi përgatiten për vazhdimin e bisedimeve

  • Leonat Shehu
Procesi i bisedimeve pritet të marrë një shtytje të re nga zyrtarë të lartë perëndimorë.
Prishtina dhe Beogradi thonë se po bëjnë përgatitjet për vazhdimin e bisedimeve politike, që do të pasojnë takimin e së premtes në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Procesi i bisedimeve pritet të marrë një shtytje të re nga zyrtarë të lartë euro perëndimorë, përfshirë edhe sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, e cila është paralajmëruar se javën që vjen do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd.

http://www.youtube.com/embed/kyvJAUfm7IM