Kosova me synimin të arrijë sa më shpejt marrëveshje me Serbinë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, autoritetet thanë se janë të gatshëm për një marrëveshje normalizimi me Serbinë, e cila do të sillte paqe në rajon. Komentet u bënë pas një takimi me ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore, lidhur me përgatitjet e Kosovës për periudhën përfundimtare të bisedimeve me Serbinë. Tash për tash është e paqartë se kur mund të pritet vazhdimi i bisedimeve që kanë ngecur, për shkak të tensioneve të larta ndërmjet të dyja vendeve.

Your browser doesn’t support HTML5

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi