Kosova dhe Gjykata e Posaçme

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa i siguroi deputetët e Parlamentit për transparencë të plotë në procesin e ngritjes së Gjykatën së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Themelimi i kësaj gjykate është miratuar nga parlamenti i Kosovës në pranverën e vitit të kaluar, por procesi i funksionalizimit të saj kërkon ndryshime ligjore e kushtetuese, një proces që është vlerësuar si jo transparent nga një pjesë e deputetëve të koalicionit në pushtet dhe të opozitës.

Your browser doesn’t support HTML5

Gjykata e posaçme për Kosovën