Në Kosovë, parlamenti miratoi ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Autoritetet thanë se ky projektligj lidhet ngushtë me programin e qeverisë për vitet 2015-2018 për luftimin e terrorizmit. Kosova është pjesë edhe koalicionit ndërkombëtar për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërsa është përballur me dukurinë e përfshirjes së qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme.
Your browser doesn’t support HTML5
Kosovë, prerja e financave për terrorizmin