Kosovë, autoritetet thonë se zgjedhjet në veri janë të paligjshme

  • Leonat Shehu

Kosovë, autoritetet thonë se zgjedhjet në veri janë të paligjshme

Në Kosovë, autoritetet thonë se rezultatet e zgjedhjeve të djeshme serbe në veriun e Mitrovicës janë të paligjshme dhe të papranueshme. Ato zotohen se do të zbatojnë strategjinë për integrimin e veriut të banuar me shumicë serbe. Opozita ndërkaq bën thirrje për veprime të vendosura e të bashkërenduara me mekanizmat ndërkombëtarë për zbatimin e Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës.