Kosovë, decentralizimi dhe bashkëpunimi shqiptaro-serb

  • Leonat Shehu

Kosovë, decentralizimi dhe bashkëpunimi shqiptaro-serb

Në një raport të Institutit për Zhvillimin e Politikave, thuhet se suksesi i decentralizimit paraqet kornizën më të fortë institucionale dhe ligjore nëpërmjet së cilës, shqiptarët dhe serbët kanë një mundësi historike për të punuar së bashku. Decentralizimi është pjesë e planit të zotit Ahtisaari dhe ai parasheh krijimin e pesë komunave të reja me shumicë serbe, katër nga të cilat tashmë janë ngritur në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 15 nëntorit të vitit të kaluar.